Maqedoni
Protesta për rastin “Monstra”
26.02.2021 09:14
Sot, me fillim prej ora 13:30 në Shkup do të protestohet kundër aktvendimit në rastin gjyqësor “Monstra”....

Sot, me fillim prej ora 13:30 në Shkup do të protestohet kundër aktvendimit në rastin gjyqësor “Monstra”.
Protesta do të nis nga parku i Çairit dhe do të përfundojnë para gjykatës Penale, prej ku dhe organizatorët do t’I drejtohen opinionit.
Këshilli organizativ i protestës ka apeluar për dalje masive në këtë protestë, që sipas tyre do të jetë ngritja e zërit të fuqishëm për ti thënë stop rasteve të montuara.
“Protetstat janë të paralajmëruara si protesta të qeta. Motivi i protestës është me ju dhënë mesazh institucioneve që janë relevante në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke e ditur se si po zhvillohen ngjarjet në këtë vend, presim që të kemi përkrahjen e madhe të qytetarëve që do të na mbështesin apsolutisht për drejtësi, jo mbështetje për hatër apo për ndonjë beneficion tjetër. Kështu ju bëjë apel, i thërras të na mbështesin, sepse kjo është e vetmja rrugë që ne mund të kontribojmë dhe më tutje të kthjellen organet në këtë vend se nuk janë në funksion të së drejtës dhe nuk ajën në funksion të ligjeve aktuale që janë në vendin tonë.”, tha Bedri Ajdari, familjar i të akuzuarëve të rastit “Monstra”.
Protesta e paralajmëruar të martën erdhi pas shpalljes së aktvendimit të gjykatës Penale ku të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç u dënuan me burg të përjetshëm, Haki Aziri me 9 vjet burg dhe Fejzi Aziri me 15 vjet burg.
