Maqedoni
Regjim i veçantë i trafikut për shkak të protestës
26.02.2021 09:48
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se sot për shkak të protestës së paralajmëruar...

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se sot për shkak të protestës së paralajmëruar, nga ora 13 të mbyllura për trafik do të jenë rrugët: “Hristijan Todorovski-Karposh”, “Xhon Kenedi”, “Cvetan Dimov”, bulevardet “Kërste Misirkov” dhe “Goce Dellçev”, rrugët “11 Tetori” dhe Vasil Gllavinov, bulevardet “VMRO” dhe “Ilinden” dhe rrugë të tjera përreth. Rrugët do të jenë të mbyllura për trafik deri në përfundimin e protestës.
Nga MPB apelojnë që qytetarët t’i respektojnë urdhërat që do të jepen nga policia.
