Botë

Rinumërimi i votave në Kosovë përfundon sot, rezultati të hënën

26.02.2021 10:24

KQZ në Kosovë ka shtuar forcat për procesin e rinumërimit të votave dhe sot pritet të mbyllet përfundimisht...

KQZ në Kosovë ka shtuar forcat për procesin e rinumërimit të votave dhe sot pritet të mbyllet përfundimisht në mënyrë që të hënën të jetë gati rezultati final i tyre. Këtë deklaroi zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi.
 
“Me qëllim shpalljen sa më shpejt të rezultatit KQZ ka shtuar kapacitetet e numërimit. Kësisoj në fillim të javës që vjen do mund të kemi rezultatin përfundimtar.”, tha ai.
 
494 qendra votimi u rinumëruan gjatë kësaj jave për dyshime për parregullsi në votim që lidheshin me prezencën e më shumë fletëve të votimit sesa votues.