Maqedoni

17 vjet nga vdekja e ish presidenti Boris Trajkovski, anëtarëve të delegacionit dhe pilotëve

26.02.2021 10:51

Sot mbushen 17 vjet nga vdekja e ish-presidentit Boris Trajkovski,

Sot mbushen 17 vjet nga vdekja e ish-presidentit Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në një aksident ajror në Rotmile në afërsi të Mostarit. 
 
Në fatkeqësinë ajrore më 26 shkurt të vitit 2004, humbën jetën edhe 8 anëtarët e delegacionit i cili udhëtonte për në konferencë ndërkombëtare në Mostar.
 
Për shkaqet e rënies së “Kingerit”,  janë kryer dy hetime dhe janë publikuar dy raporte, të dy komisioneve. Në të dy raportet, si shkak për rënien e “Kingerit” ceken gabimet e pilotit dhe lëshime të tjera indirekte të sistemit. 
 
Me kërkesë të Maqedonisë, është hapur hetim i ri në janar të vitit 2013. Në raportin e fundit thuhet se shkaqet për rrëzimin e “Kingerit”, janë  shtatë procedura gjatë fluturimit nga ana e pilotëve dhe pesë gabime sistematike të institucioneve kompetente në Maqedoni dhe në BeH. Mbetet e paqartë se përse edhe pse thuhet që është ditur vendi I rrëzimit të avionit, kërkomet janë drejtuar në një lokacion tjetër. 
 
Në Alenë e Kolosëve të Varrezave në Butel, anëtarët e familjes së ish presidentit, delegacione shtetërore dhe qytetarë do të vendosin lule në varrin e Trajkovskit.