Opozita shqiptare, pas dy ditësh në protesta
20.11.2014 18:53
Opozita shqiptare paralajmëron një protestë madhështore më 22 nëntor, me qëllim rrëzimin e qeverisë.......
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi të gjithë qytetarët shqiptarë që të tubohen kundër rrezikimit të Shqipërisë, kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, kundër rritjes së taksave dhe fenomeneve të tjera. Më tej, Basha falënderoi Partinë Popullore Evropiane për rezolutën mbështetëse për Partinë Demokratike, ku i kërkohet qeverisë që t’i japë fund oligarkisë.
Protestat vijnë pas një bojkoti disamujor të opozitës në parlament dhe pas vendimit të qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë dhe taksave, parashikuar në paketën fiskale 201. (Luljeta Ndoka, TVM2)
