Botë
Mbi 2.5 milionë viktima në të gjithë botën nga virusi korona
26.02.2021 11:39
Më shumë se 2.5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit....

Më shumë se 2.5 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit.
Janë 2 500 770 viktima që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ndërkohë që në 15 Janar u regjistruan 2 milionë vdekje globale.
SHBA kryeson me më shumë viktima, e ndjekur nga Brazili, Meksika, India dhe Britania e Madhe.
Më 22 Shkurt, SHBA tejkaloi 500 mijë viktima nga Covid-19, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Që nga fillimi i pandemisë janë raportuar globalisht, 112 716 833 raste me Covid-19.
