Maqedoni

Seancë përmbyllëse për “Target-Fortesa”, gjykata shqipton aktvendimet për të akuzuarit

26.02.2021 11:30

Në Gjykatën Penale në Shkup shpallet aktvendimi për njërin ndër rastet më të mëdha të ish Prokurorisë Publike Speciale...

Në Gjykatën Penale në Shkup shpallet aktvendimi për njërin ndër rastet më të mëdha të ish Prokurorisë Publike Speciale, “Target-Fortesa” që ka të bëjë me skandalin e përgjimeve ilegale.
 
Ish shefi i sigurise sekrete, Sasho Mijallkov, dënohet me gjithsej 12 vite burg. 
 
Ish ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska dënohetme gjithsej 4 vite burg
 
Ish shefi i Drejtorisë së pestë pranë MPB-së, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski të cilët janë në arrati në shtetin grek, marrin me nga 15 vite heqje lirie në mungesë.
 
Ish shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, denohet me 6 vite burg.
 
5 të akuzuarve të tjerë në cilesine e bashkëpunëtoreve gjykata ju shqipton denime prej 3,5- deri më 5 vite burg. 
 
Në këtë rast janë të akuzuar 12 persona, mes të cilëve ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Siljanovska dhe 10 të punësuar të tjerë të DSK-së.Dy të akuzuar në këtë rast, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski tashmë janë në arrati, të cilët nuk mund të ekstradohen në vend për shkak se u amnistuan nga ish presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov. Ata u denuan  në mungesë. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjim në DSK, në periudhën prej 2008 deri në 2015 në mënyrë të paligjshme janë përgjuar 4.286 numra të telefonit, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor. Përgjimi në mënyrë direkte dhe indirekte ka përfshirë afro 20 mijë qytetarë. Gjykimi për “Target-Fortesa”, ka filluar më 22 dhjetor të vitit 2017.