Botë

Joe Biden urdhëron sulmin e parë ushtarak si president

26.02.2021 12:02

Me urdhër të presidentit Joe Biden, Amerika sulmoi mbrëmë në Siri....

Me urdhër të presidentit Joe Biden, Amerika sulmoi mbrëmë në Siri, lokacionet e grupimeve ekstremiste të mbështetura nga Irani.
 
Lajmin e konfirmoi për mediat zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes, John Kirby. “Goditjet u autorizuan në përgjigje të sulmeve të fundit kundër personelit amerikan dhe të koalicionit në Irak dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj atij personeli”, tha ai.
 
Kjo goditje ishte si një mesazh nga administrata amerikane, por që ishte e kufizuar për mos të përshkallëzuar tensionet në rajon.