Kovid-19, 8 të vdekur e 554 të infektuar
26.02.2021 17:18
Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 8 qytetarëve të vendit...

Virusi Korona u ka marrë jetën edhe 8 qytetarëve të vendit, ndërsa janë regjistruar edhe 554 të infektuar. Siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore, në 24 orët e fundit janë kryer 3 477 testime nga të cilat kanë rezultuar 554 raste të reja me COVID-19. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 8 persona, ndërsa janë shëruar edhe 210 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë janë infektuar gjithsej 101 mijë e 762 persona, prej të cilëve 90 mijë e 895 janë shëruar, 3 mijë e 119 kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i rasteve aktive është 7 mijë e 748 persona.
