Aktivitete të shumta me rastin e 22 nëntorit, “Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe”

21.11.2014 11:56

Me rastin e “Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe” po mbahen një sërë aktivitetesh, të cilat kanë filluar ditë më parë.........

Përveç kësaj, pritet që shqiptarët e Shkupit dhe të vendeve të tjera të Maqedonisë, më 28 nëntor, “Ditën e flamurit shqiptar”, ta festojnë nëpër sheshe dhe shtëpi, duke përcjellë mesazhin e tyre si komb shtetformues edhe për Maqedoninë.

Me rastin e “Ditës së alfabetit”, sot Instituti për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptareve po mban konferencë shkencore, që i dedikohet një emrit të madh, akademikut Shaban Demiraj, për kontributin e tij në fushën e albanologjisë, në fushën e gjuhës, në fushën e ballkanologjisë.

Po dje, me këtë rast, në Komunën e Çairit u zhvilluar edhe një ngjarje e rëndësishme përkujtuese për  “Kongresin e Manastirit” dhe kontribuuesit e albanologjisë, siç ishte edhe Shaban Demiraj, akademiku i cili u la studiuesve të dhëna të bujshme për këtë kongres.

Në këtë ngjarje ka qenë i ftuar edhe djali i Shaban Demirajt, i cili dje ka vizituar Komunën e Çairit, ku kreu i kësaj komune, Izet Mexhiti, tha se “ky është një vlerësim që bëj në emër të qytetarëve të Çairit, të shqiptarëve nga Maqedonia, sepse kjo festë u takon gjithë shqiptarëve, apo ne jemi edhe më krenarë që kjo ndodhë pikërisht në Manastir, që është një vlerë që duhet ta ruajmë gjithë së bashku”- ka thënë Mexhiti.