Debat në Kërçovë “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”
Në Kërçovë u mbajt debati publik....

Në Kërçovë u mbajt debati publik “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”. Në kuadër të fushatës për reformat në arsimin e mesëm, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sot në Kërçovë mbajti debatin publik “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”.
Karvani i dialogut social me komunat, shkollat e mesme dhe kompanitë
vendore që zhvillohet nën moton “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, sot u ndal në Kërçovë.
Është shumë e rëndësishme që përmes dialogut social bëhen përpjekje për të gjetur zgjidhje të përbashkët për atë se cilat profile arsimore do të hapen në shkollimin e mesëm profesional, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Caroska. Ajo vuri në dukje angazhimin institucional për jetësimin e idesë së përshtatjes së shkollimit të kuadrove të reja me kërkesat e kompanive afariste në kushtet e sistemit modern arsimor.
Ndërkaq zëvendës ministri i arsimit Arafat Shabani me këtë rast vuri në
dukje konsultimet e rëndësishme që janë duke u zhvilluar për nevojën e
hapjes së profileve dhe paraleleve të reja në shkollat e mesme profesionale nga viti i ardhshëm, dhe sinkronizimi i tyre me nevojat e kompanive vendore. Kreu i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, pasi u shprehu mirënjohje drejtuesve të ministrisë së Arsimit për impenjimin serioz në përballje me pandeminë globale, nënvizoi se reformat në arsimin e mesëm do ta kenë mbështetjen e administratës lokale të Kërçovës, sepse këto reforma hapin perspektivat e një arsimi cilësor dhe profesional që do ti plotësojë nevojat e tregut të punës.
Në këtë debat morën pjesë drejtues të kompanive të ndryshme të Kërçovës të cilët u dhanë mbështetje këtyre reformave që sipas tyre do të hapin perspektiva të zhvillimit ekonomik lokal. (Shaban Dalipi, TVM2)
