Zaev: Koha e mosndëshkimit mbeti në histori

26.02.2021 21:01

Koha e mos ndëshkimit dhe privilegjeve mbeti në histori...

Koha e mos ndëshkimit dhe privilegjeve mbeti në histori, vendimi i sotëm për rastin “Target Fortesa” është dëshmi e gjyqësorit të pavarur vlerësoi kryeministri Zaev pas vendimit të sotëm gjyqësor.

Sistemi gjyqësor është pushtet i pavarur dhe sot e shohim se i ka të gjitha rrethanat të zbatojnë hetime pa ndikim dhe të organizojë procedurë të prokurorisë dhe gjyqësore, në të cilën vlejnë vetëm dëshmitë dhe dispozitat për gjykim të drejtë, për secilin pa përjashtim, publikoi sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook pas vendimit për rastin “Target-Fortesa”.

Sipas kryeministrit, kjo është mënyra në të cilën duhet të zbatohen dhe përfundohen të gjitha lëndët për krim të organizuar edhe kundër Kushtetutës dhe dinjitetit të qytetarëve.

“Kohën e mosndëshkimit dhe të privilegjeve të aktorëve kriminelë e lëmë në histori”, tha Zaev.