Maqedoni

Prej 1 mars fillon regjistrimi i diasporës, Osmani: Për herë të parë do regjistrohet diaspora

27.02.2021 15:28

Prej 1 mars fillon regjistrimi i të punësuarve nëpër përfaqsitë diplomatike...

Prej 1 mars fillon regjistrimi i të punësuarve nëpër përfaqsitë diplomatike, diasporës, pjestarëve të ushtrisë jashtë vendit, të burgosurve dhe të pastrehëve. MPJ përmes përfaqsive diplomatike do të jetë mbështejte logjistike, me qëllim të informimit të shtetasve tanë që jetojnë jashtë vendit në lidhje me regjistrimin, inforoi ministri Osmani.
 
Sipas tij, vet fakti që për herë të parë do të regjistrohet diaspora e bën këtë regjistrim të jetë historik për vendin.   
 
“Kemi rast historik, për herë të parë të regjistrojmë popullatën jo-rezidente, e cila do të konsiderohet si pjesë e popullatës së përgjithshme. Do të regjistrojmë diasporën tonë, atje ku ata jetojnë, vendin ku ata jetojnë, strukturën e tyre, karakteristikat e tyre dhe kjo do të na jep mundësinë për përgaditjen e politikave tona këtu, por edhe për pëgaditjen e politikave tona ndaj diasporës”, u shpreh ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani.
 
Vetëregjistrimi i diasporës do të bëhet përmes web-aplikacionit census.stat.gov.mk, cila është e qasshme vetëm për shtetasit që jetojnë jashtë vendit. 
 
“Secili shtetas I RMV-së jashtë vendit do të mundet lehtë ta mbush dhe për shkurt kohë, kurse kushti I vetëm është të paraqitet me e-mailin personal. Aplikacioni është projektuar ekskluzivisht për regjistrim jashtë vendit, që do të thotë se qasja nga Maqedonia e Veriut është e pamundur. Gjithashtu janë siguruar të gjitha masat, të dhënat personale të cilat mblidhen nga aplikacioni do të jenë maksimalisht të mbrojtua nga çfarëdo lloj sulmi”, theksoi drejtori i entit për statistika Apostoll Simoski.
 
Regjistrimi i popullsisë jo rezidente do të zbatohet nga 1 marsi deri më 21 prill, përderisa regjistrimi i popullatës rezidente do të fillojë më 1 prill dhe do të zgjat deri më 21 prill. 
 
ERSAN PAJAZITI