Maqedoni
Arben Taravari: Realizimi i programit është drejt përfundimit
27.02.2021 15:47
Rreth 80 % të programit zgjedhor të kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari është realizuar deri tani...

Kështu vlerësoi ai në “Intervistën e Javës” në TVM2, sipas të cilit, një ndër projektet e tij të realizuara me sukses janë rekonstruimi i 30 kilometrave rrugë lokale, investime në rrjetin kanalizues me gjatësi prej 60 kilometrave dhe 25 kilometra tjera në rrjetin ujësjellës, rekonstruimi i 8 shkollave, ndërtimi i 4 kopshteve të reja, investime të shumta në kënde lojrash për fëmijë dhe parqe, në qendrën sportive dhe të terreneve sportive. Të gjitha këto,thotë Taravari pa ndihmën e egzekutivit.
“Prej Qeverisë kemi investim vetëm një palestër qendër të hapur rreth stadiumit të qytetit që thonë se ka vlerë prej 35 mijë eurove. Ajo është investim i vetëm i Qeverisë në komunën e Gostivarit. Ka pasur në rrugët rajonale disa asfaltime që I ka bërë egzekutivi por ato rrugë nuk janë nën kompetencat të komunës së Gostivarit”, u shpreh kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Taravari pranon se transporti publik nuk ka mundur të realizojë pasi që nuk ka pasur interes dhe mjete për të bërë të paktën studimin e fizibiliteti, ndërsa aktualisht po përpunohet edhe studimet fizibiliteti për ndërtimin e “Aqua Parkut” i cili Taravari e paralajmëroi pas marrjes së postit. Por çfarë u bë me premtimin për tre garazhet në kate?
“Në fund të janarit na arriti studimi I fizibilitetit në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Komunal në muajn mars do të votohet që tre garazhat me kate të nxjerren ne koncension për kompanitë të cilat janë të interesuar për të investuar, dhe ma marr mendja se deri në fund të muajit mars ne do të bëjmë shpallje kush është i interesuar të konkurojë për ti ndrëtuar dhe shfrytëzuar këto garazhe”, theksoi Taravari.
Deri ku arriti Taravari me premtimin për depolitizim të institucioneve komunale dhe ato arsimore?
“Sa mundemi në përqindje të themi se e keni depolitizuar arsimin?-Prej 15 drejtorëve të shkollave ndoshta 10 janë a politik, dmth 66 % janë njerëz që nuk kanë lidhje me politik ose kanë qenë në ndonjë parti tjetër. Me plotë përgjegjësi e theme në qoftë se ka 15 shkolla, mundet të ketë 4 ose 5 të drejtorëve të shkollave kanë qenë anëtarë ose simpatizues të ASh-së. Drejtorët e NP janë anëtarë të parties sonë dhe këtë nuk e fshehi”, u shpreh Taravari.
Autoritet e komunës së Gostivarit vazhdimisht kërkojnë mjete për të shtuar kapacitetet e stacionit aktual filtures të ujit me çka do të mundësohet sasi më e madhe e ujit të pastër në këtë qytet.
REXHEP QAMILI
