Mot me dëborë në SHBA, regjistrohen 8 viktima
Një stuhi e fuqishme dëbore shkaktoi të paktën 8 të vdekur në verilindje të SHBA-ve, gjashtë prej të cilëve në rajonin Buffalo..........

Moti i keq ka shkaktuar kaos në rrugë, si pasojë e automjeteve dhe autobusëve të bllokuar nga dëbora, si dhe mijëra amerikanë të privuar nga energjia elektrike.
Guvernatori i Nju-Jorkut dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetëra rajone në veriperëndim të shtetit të tij, duke i bërë thirrje Gardës Kombëtare dhe paralajmëruar popullsinë.
"Nëse ndodheni në një sektor të prekur nga stuhia, mos udhëtoni. Atje do të ketë shumë dëborë", deklaroi ai.
Më shumë se 1,50 m dëborë ka rënë në 24 orët e fundit në disa rajone. Sipas autoriteteve lokale, rajonet më të prekura në tri ditë kanë regjistruar rreth 1,80 metra dëborë, aq sa bie zakonisht në një vit.
