Maqedoni
Shtyhet ardhja e vaksinave, Filipçe: Informta më të sakta ditëve në vijim
27.02.2021 16:29
Se kur do të arrinë vaksinat Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ende nuk jep informata konkrte...

Sipas tij kompanitë dërgojnë kërkesa dhe pyetje deri tek ne që e zgjat procesin e ardhjes së vaksinave . Ai më tej shtoi se nuk dëshiron të shpekulon por për disa ditë do të këte risi. Me rëndësi sipas tij është që procesi të rrjedh dhe qytetarët të paraqiten për imunizim.
“Çdo ditë ka pyetje të reja prej kompanive dhe kjo vlen për të gjitha, kanë arritur kërkesa nga AstraZeneka përmes mekanizmit kovaks, nga Fajzeri ku ende presim draft, me kompaninë ruse bidesojmë intenzivisht poashtu bisedojmë edhe me kompanitë kineze. Besoj se gjatë ditëve të ardhshme do të mundem saktësisht të tregoj se kur do të arrinë vaksinat. Poshtu apeloj që të pqaqiten grupmoshat e vjetra për vaksinim, përmes sajtit dhe mjekëve amë janë paraqitur shum pak qytetarë për vaksinim në Gostivar , në kategorinë mbi 70 vjeç rreth 1500 nga gjithsej 6000 qytetarë”, u shpreh ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Filipçe më tej ftoi që të respektihen masat mbrojtëse nga covid 19, sepse në qytetet të caktuara numrat po rriten si pasoj e llojit britanik të virusit korona. Nëse vazhdon ky trend nuk përjashtohet mundësia për masa restrictive.
“Nuk përjashtohet mundësia, por deri më tani jo nuk ka indikacion të tillë, sepse rritja nuk është e menjëhershme siç ishte në fillim të nëntorit. Ka një rritje të shtuar që nuk është rrezik për kapacitetet spitalore, por është arsye që qytetarët të jenë të vëmendshëm”, theksoi Filipçe.
Ministri Filipçe potencoi edhe problemin me numrin e vogël të infektologëve, që në spitalet modulare tani plotësohet përmes sistemit të rotacionit. Në të ardhmen sipas tij kjo mungesë do të plotësohet sepse shumë mjek të rinj specializojnë në këtë sferë.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
