Maqedoni
Bisedimet me Bullgarinë, Osmani: Ka përparim, por ende nuk ka rezultate
27.02.2021 16:50
Vazhdon komunikimi me Bullgarinë si në aspekt politik ashtu edhe në komisionin për çështje historike dhe arsim...

Vazhdon komunikimi me Bullgarinë si në aspekt politik ashtu edhe në komisionin për çështje historike dhe arsim, por nuk ka rezultate konkrete në asnjërin drejtim, thotë ministri i jashtëm Bujar Osmani. Ai e cilëson progresive takimin e fundit të komisionit interdisiplinar për faktin se bisedimet janë zhvilluar transparente dhe konstruktive.
“Ka pasur progres dje. Miratimi i procesverbalit, është biseduar në mënyrë të hapur, konstruktive por nuk është arritur pajtueshmëri në çështjen e rekomandimeve në pjesën e librave… por nuk do të thotë se bisedimet e djeshme nuk janë bazë e mirë për seancën e rradhës, që është caktuar pas një muaji që të mund të gjendet zgjidhje e caktuar”, u shpreh ministri i jashtëm Bujar Osmani.
Në raport me mosmarrëveshjet politike me fqiun lindor, Osmani tha se vazhdon harmonizimi i planit aksionar mes Sofjen ndërkaq potencoi se komunikimet bilaterale po vazhdojnë, me qëllim që të arrihet tek hapi i rradhës, që është mbajtja e konferencës ndërqeveritare mes dy vendeve.
“Intenca jonë është se duhet ti kthehemi Marrëveshjes… Mendoj se gjithnjë e më shumë nga pala bullgare vërtetohet kjo intencë se vetëm Marrëveshja është zgjidhja, ndërsa Marrëveshja përmban drejtimi të sakta se cilat janë dallimet dhe si duhet tejkaluar”, theksoi Osmani.
Ministri Osmani deklaroi mes tjerash se me homologen Zaharieva nuk është biseduar çështja e pasaportave ndërkaq potencoi se hapja e temave shtesë, nuk i kontribon procesit dhe nuk është interes i asnjërës palë.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
