Maqedoni
Covid 19: 7 viktima, 721 raste të reja, 171 të shëruar
27.02.2021 17:09
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3816 testime të bëra ka regjistruar 721 raste të reja...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3816 testime të bëra ka regjistruar 721 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa janë shëruar 171 pacientë.
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 334 raste i pasuar nga Prilepi me 56, Kavadari 52, Negotina 34, Velesi 26, Ohri 24, Manastiri 23 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 7 pacientë, prej të cilëve dy pacientë nga Shkupi dhe nga një pacient në Tetovë, Prilep, Strumicë, Koçan dhe Dellçevë.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 102. 482 prej tyre janë shëruar 91.066 kanë humbur jetën 3.126 dhe numri i rasteve aktive shënon 8290.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
