Maqedoni
Vendimet për gjendje të jashtëzakonshme, ekspertët me vërrejtje për kuvendin dhe GJK, Mariçiç: Punojmë në zgjidhje ligjore shtesë
27.02.2021 17:28
Kuvendi ende nuk ka ratifikuar vendimet e presidentit Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme...

Kuvendi ende nuk ka ratifikuar vendimet e presidentit Pendarovski për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, në periudhë kur Parlamenti ishte shpërndarë dhe ishin caktuar zgjedhjet parakohëshme parlamentare. Ekspertët juridik konsiderojnë se vendimet edhepse janë në harmoni me kushtetutën, mosratifikimi i tyre në Kuvend lë zbrazëtirë për pasoja të mundshme.
“Moskonfirmimi i vendimit për gjendje të jashtëzakonshme pas konstituimit të Kuvendit të RMV-së a nuk s’jell më vonë reperkusione? Ndërsa vlerësimi i tyre në aspektin e të drejtave të njeriut gjithsesi se do ta bëjë Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut në lëndët e mundshme”, u shpreh eksperti juridik Margarita Caca-Nikolloska.
Vërejtje edhe Gjykatën Kushtetuese, e cila sipas ekspertëve është treguar e ngathët dhe nuk i ka shërbyer qartësimit të situatës viz a vi normave kushtetuese.
“Gjykata Kushtetuese sikur veproi post festum. Nuk e di nëse kishte të bëj me ngritjen e nismave për shqyrtim, por edhe eks oficio i shqyrtoi. Mendoj se shtete të tjera reaguan më drejtpërdrejt dhe më shpejtë sa u përket kufizimieve”, theksoi kryetari i SHGJ-së, Xhemali Saiti.
Veç mosveprimit të institucioneve në kohë të arsyeshme ekspertët konsiderojnë se sistetmi kushtetues juridik ka dobësi të cilat duhet mënjanuar.
“Sërish do të kisha thënë që është precedent si pasojë e dobësive të brendëshme të sistetmit tonë kushtetues juridik dhe nëse ky nuk është shkas për gjetjen e një zgjidhje mund të kemi pasoja serioze në të ardhmen”, u shpreh Goce Kocesvki nga ShMJR.
Ministri i drejtësisë paralajmëroi ndyshime ligjore për të rregulluar çështjet që nxori në sipërfaqe situata e pandeminë.
“Nisur nga leksionet që kemi mësuar nga rasti me gjendjen e jashtëzakonshme do të punojmë në zgjidhje ligjore shtesë. Për kët qëllim filluam me një process të gjërë konsultimi për përgatitjen e një ligji për gjendje lufte dhe gjendje të jashtëzakonshme dhe hartuam analizë nga përvojat e institucioneve gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme dhe dekretet më fuqi ligjore”, theksoi ministri i drejtësisë Bojan Mariçiç.
Për shkak të pandemisë, nga 28 marsi deri më 22 qershor të vitit të kaluar, presidenti Pendaroski morri pesë vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Vendimeve u paraprinte konsultim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, me përfaqësuesit e institucioneve vitale dhe aktorët politik me relevancë.
SHPËTIM NUREDINI
