Maqedoni

Protesta për Monstrën, Delçev: Policët pa paisje, kërkojmë përgjegjësi

27.02.2021 18:11

Shumica e zyrtarëve policor në protestën e dhunshme pas gjykimit të rastit Monstra...

Shumica e zyrtarëve policor në protestën e dhunshme pas gjykimit të rastit Monstra ishin pa pajisje mbrojtësë të cilat duhet të blihen, thonë nga sidnikata e pavarur e policisë. Kërkojnë ngritje të iniciativës për përgjegjësinë e personave në Ministrinë e Brendshme që ishin në detyr gjatë protestave.
 
"Të kërkohet përgjegjësi nga individë brenda policisë,  të cilët, siç tregojnë fotografi të shumta, një pjesë e madhe e punonjësve pa pajisje mbrojtëse dhe mjete mbrojtëse gjatë orarit të punës, dmth mbrojtje nga protesta të tilla masive që ishin gjithashtu në rrezik të lartë, u lanë në rresht të parë përpara protestueseve. Kështu që, kontrolli i brendëshm e ka marrë përsipër përgjegjësinë", u shpreh kryetari i sindikatës së pavarur të policis Goce Dellçev Todev.
 
VMRO-DPMNE dënon të gjitha format e dhunës. Ata akuzuan  Kryeministrin Zaev në periudhën e kaluar nxiti tensionin etnik midis qytetarëve.
 
"Kryeministri i LSDM-së Zoran Zaev luajti me ndjenjat e qytetarëve, gënjeu si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit, dmth gënjeu familjet e atyre që u ekzekutuan tragjikisht në atë ngjarje dhe gënjeu qytetarët dhe familjet e atyre që u akuzuan dhe u dënuan. Ai praktikisht nxiti tensionin ndëretnike midis qytetarëve. Vetëm Zoran Zaev është fajtor për gjithë këtë që ka ndodhur në periudhën e kaluar", theksoi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimce Arsovski.
 
Edhe Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzojnë Qeverinë për provokimin e dhunës në protestën e një ditë më parë kundër vendimit gjyqësor në rastin Monstra.
 
"Policia ishte ajo që gjuante gurin dhe fshihte dorën me qëllim që të provokojë masën e cila shihet në filmimet e mediave dhe kjo flet për skenarin e përgatitur nga regjimi Zaev-Ahmeti. Koalicioni ASH-AAA kërkon lirimin e të arrestuarve dhe dorëheqje të menjëhershme nga ministri dhe zëvendësministri i policisë", u shpreh nënkryetarja E ASh-së, Bujare Abazi.
 
Nga BDI thonë se qytetarëve nuk duhet t’u mohohet e drejta e protestës, por në të njëjtën kohë thonë se protestat duhet me doemos të jenë paqësore.
 
"Duhet vazhdohet pa u mohuar e drejta e qytetarëve për tu mbledhur, por duhet respektuar rendi i brendshëm dhe natyrisht organet duhet zbatojnë procedurat për kontrollin dhe mbarëvajtjen e protestës", u shpreh zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
 
Gjat protestave të djeshme u sulmuan edhe disa nga punonjësit e medias. Qeveria dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve dhe ka njoftur se do të kryejë procedura institucionale për pastrimin e rastit.
 
"Duke filluar nga pozicioni i tij i qartë për tolerancë zero për incidente të tilla, Qeveria tregon se çdo sulm ndaj përfaqësuesve të medias, fizik ose verbal, do të dënohet dhe sanksionohet ashpër dhe se të gjitha institucionet në vend, si dhe prokuroria dhe gjykatat, duhet të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe profesionalisht për çdo sulm apo kërcënim ndaj punonjësve të medias", thonë nga qeveria.
 
SEDAT SELIMI