Assad, kërkon bashkëpunim të “sinqertë” për të shkatërruar IS-in
Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka thënë se “bashkëpunimi ndërkombëtar” ka qenë i nevojshëm për të shkatërruar militantët e “Shtetit Islamik” (IS)......

Në një fjalim para anëtarëve të partisë së tij, Bashar al-Assad ka thënë se elementi më i rëndësishëm në përcaktimin e rezultateve të fushatës ndërkombëtare kundër IS-it është nëse ekziston "një bashkëpunim i vërtetë dhe i sinqertë ndërkombëtar” kundër xhihadistëve.
Fjalimi i Assadit vjen vetëm disa ditë pasi që presidenti amerikan, Barack Obama, ka refuzuar bashkëpunimin me presidentin sirian në luftën kundër IS-it, militantët e së cilës kontrollojnë një pjesë të madhe të territorit në Siri dhe Irak. Presidenti Obama ka thënë se sjellja e Assadit në koalicionin ndërkombëtar kundër IS-it vetëm do të “kthejë më shumë sunitë myslimanë në drejtim të grupit ekstremist”.
