BDI mbledh kryesinë qendrore, Osmani: BDI më e fortë se kurrë
BDI mbledh kryesinë qendrore. Funksionari i lartë i BDI së, njëherit edhe ministër i Punëve të jashtme..

BDI mbledh kryesinë qendrore. Funksionari i lartë i BDI së ,njëherit edhe ministër i Punëve të jashtme në qeverinë aktuale të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani tha se është biseduar për të gjitha zhvillimet që ndodhin në BDI.
Qytetarët duhet të dijnë edhe për zhvillimet e brendshme por edhe për punën e partisë më të madhe shqiptare.
Sipas tij BDI është pjesë e ekzekutivit dhe përcaktuese në politikat e shtetit dhe konfirmoi se është më e fortë se kurrë dhe se është zhvilluar një debat konstruktiv.
I pyetur se a janë tejkaluar mosmarrëveshjet brenda partisë Osmani tha se mendimet ndryshe kanë qenë gjithmonë në BDI dhe ato janë inkurajuar nga kryetari i partisë Ali Ahmeti.
