Botë

Këshilli i Sigurimit miraton rezolutën për barazi në shpërndarjen e vaksinave

27.02.2021 19:05

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri rezolutën e kërkuar prej Britanisë së Madhe...

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri  rezolutën e kërkuar prej Britanisë së Madhe për barazi në qasjen ndaj vaksinave kundër pandemisë COVID-19.
 
Dokumenti i propozuar nga Britania e madhe mori mbështetjen e të gjithë 15 anëtarëve të këtij trupi.
 
Kjo ëdhtë rezolute e dytë lidhur me pandeminë covid 19 në vitin e fundit. Sipas sekretarit të Përgjithshëm të kombeve të Bashkuara Antonio Guteres 75 % nga të gjitha vaksinat u jepen qytetarëve të vetëm 10 vendeve ndërsa në 130 vende ende nuk ka filluar imunizimi i popullsisë.
 
Nga Organizata Shëndetësore Botërore paralajmërojnë se edhe në vendet më të pasura marrëveshjet e tyre për furnizimin e vaksinave  e rrezikojnë mekanizmin Kovaks. Në mbarë botën prej nisjes së pandemisë janë infektuar 114 milionë persona prej të cilëve rreth 22 milionë pacientë janë ende në kurim.