Maqedoni

VMRO-DPMNE dhe LSDM: Reagime për propozimin e Ljubço Georgievskit

28.02.2021 15:48

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka reaguar një plan veprimi të propozuar nga ish kryeministri, Ljubço Georgievski...

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka reaguar një plan veprimi të propozuar nga ish kryeministri, Ljubço Georgievski, për të përmirësuar marrëdhëniet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili sipas Dimçe Arsovskit nga VMRO-DPMNE përkrahet edhe nga kryeministri, Zoran Zaev. Sipas tij, VMRO-DPMNE nuk pajtohet me propozimet e tilla, e të cilat kanë për qëllim çkombtarizimin e gjuhës dhe identitetit maqedonas. 
 
“Zoran Zaevi përmes partnerit të tij të koalicionit, Ljubço Georgievski, e tregoi planin e tij master për vë në pikëpyetje identitetin tonë kombëtar e ku qytetarët e Maqedonisë dhe vendi duhet të heqin dorë nga historia, gjuha e nacionaliteti i tyre. Ne si VMRO-DPMNE e akuzojmë këtë master plan të Zoran Zaevit, ku ka për qëllim asgjësimin e identitetit tonë kombëtar. Ne nuk pranojmë se gjuha jonë ka qenë si gjuha bullgare, apo kombësia maqedonase është kombësi e sapoformuar. Turp pasi nuk dëgjuam nga Zoran Zaev asnjë qëndrim për këto teza.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.                 
                                                 
Por, qëndrimet e Georgievskit i kanë kundërshtuar edhe nga LSDM. Marija Georgievska nga partia në pushtet potencoi se këto qëndrime të ish kryeministrit, Ljubço Georgievski, janë vetëm qëndrime të tij, por jo edhe të LSDM-së.     
                                                                                   
“Qëndrimet tona janë të kundërta me ato të ish kryeministrit, Ljubço Georgievski. LSDM mbetet në qëndrimet e saj të njohura. Ne mbetemi të hapur për dialog, por gjuha maqedonase dhe identiteti i saj nuk janë tema të bisedës. Këto tema as nuk janë diskutuar e as që do të diskutohen. Pra, qëndrimet e Ljubço Georgievskit janë vetëm qëndrime të tij dhe jo të LSDM-së.”,- u shpreh deputetja e LSDM-së, Marija Georgievska.
 
Partia komuniste: Protesta para Ambasadës bullgare në Shkup
 
Ndërkohë, partia komuniste ka organizuar një protestë para ambasadës së Bullgarisë në Shkup me kërkesën që Bullgaria të ndajë politikat kundër identitetit maqedonas.                                                                                              
“Porosia e kësaj proteste është që të ndalet politika aktuale e lidershipit bullgar, ndaj identitetit, gjuhës, kombësisë dhe historisë maqedonase.”,- theksoi kryetari i Partisë Komuniste “Titovi Levi Sili”, Goran Arsovski.
 
Ish kryeministri i vendit, Lubço Georgievski, ka propozuar që Parlamenti Bullgar të miratojë një deklaratë, ku thuhet se termi komb maqedonas dhe gjuhë maqedonase do të thotë vetëm komb dhe gjuhë që u formuan pas vitit 1944 dhe se Bullgaria nuk pranon tezat që ajo i konsideron të falsifikuara dhe mbështet Historiografia Bullgare në mbrojtje të së vërtetës së saj.
 
Ai gjithashtu propozon që Goce Delçev dhe Gligor Prliçev të shpallen si i përgjithshëm dhe ato duhet të vazhdojnë të festohen së bashku. Pala maqedonase t’i japë hekurudhën nën koncesion Hekurudhave të palës Bullgare për ta ndërtuar. 
 
FITIM KRYEZIU