Maqedoni

LSDM: Zyrtarë të lartë kanë vizituar shpesh “Meriot”

28.02.2021 16:09

LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk kanë pushuar me akuzat dhe kundër-akuzat e tyre rreth rastit “Mijalkov”...

Nga LSDM kanë akuzuar VMRO-DPMNE-në se zyrtarë të lartë të kësaj partie, përfshirë Hristijan Mickoskin, Aleksandar Nikollovskin dhe Vlatko Gjorçev, kanë vizituar shpesh hotelin “Meriot”. Nëse Mickovski ka takuar Mijallkovin për këtë duhet të përgjigjet vetë ai thonë nga LSDM. 
 
“Hristijan Mickoski është më i thirruri të përgjigjet nëse ka pasur takime të tjera në “Meriot” me Sasho Mijalkov për shembull. Pse nga kaq shumë hotele në vend, në kryeqytet, ngjarjet e partisë të VMRO-DPMNE dhe URF janë organizuar në “Meriot”, le ta vlerësojnë qytetarët. Ndoshta për shkak të borxhit të Mickoskit ndaj Sasho Mijakov, i cili së bashku me Gruevskin e vunë atë në krye të VMRO-DPMNE-së? Është e qartë se koalicioni Meriottt-Pallati i Bardhë ende e drejton VMRO-DPMNE-në, si dhe  e gjithë nervoza dhe paniku në Pallatin e Bardhë pas vendimit në çështjen "Fortesa-Target".- tha Stefan Vasev nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: Takimet që i dimë janë Zaev-Mijallkov
 
Por, në reagimin e tyre nga VMRO-DPMNE  akuzojnë se pikërisht është Zoran Zaev ai i cili i ka premtuar liri Sasho Mijalklovit në këmbim të krijimit të problemeve në VMRO-DPMNE.
 
“Takimi i vetëm për të cilin dimë është ai i Zaev-Mijalkov, ku Zaev i premtoi liri, dhe në këmbim ai kërkoi të krijonte probleme në VMRO-DPMNE. Nëse LSDM ka diçka kundër bashkësisë ndërkombëtare dhe Suedisë duhet ta thotë këtë. Ngjarja në hotelin Meriot është organizuar nga Fondacioni Suedez Jarl Halmarson, i cili mbështet VMRO-DPMNE-në dhe ndihmon në ndërtimin e stafit dhe politikave, nëse LSDM ka një problem me këtë, le ta thotë. LSDM nuk duhet të harrojë se Sasho Mijalkov është aty ku është për shkak të presionit të VMRO-së, popullit dhe bashkësisë ndërkombëtare.”,- thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
 
NAIM RAMADANI