Maqedoni

Regjistrimi i popullsisë, më 1 mars nis regjistrimi i diasporës

28.02.2021 16:30

Regjistrimi i popullsisë nis zbatimin në praktikë...

Prej të hënën fillon faza e parë, që do të zgjasë deri më 21 prill. Online do të mund të regjistrohen të punësuarit në përfaqësitë konsullore diplomatike, familjet e tyre, diaspora, përfaqësues të Armatës jashtë vendit si dhe të burgosurit dhe të pastrehët. 
 
Grubi fton në mobilizimin e mërgatës
 
Zëvendëskryeministri, Artan Grubi, nëpërmjet profilit të tij në facebook ka ftuar mërgatën të mobilizohen për vetëregjistrim, duke dhënë instruksione.
 
“Të nderuar vëllezër dhe motra në mërgatë dhe ju familjarë të bashkëkombësve tanë që jetojnë në diasporë, nga nesër, e hënë, 1 mars 2021, fillon procesi i vetregjistrimit. Ju lus për sensibilizim dhe mobilizim maksimal, shpërndajeni dhe njoftoni familjarët.”,- ka shkruar zëvendëskryeministri Grubi.
 
 
Baçev: Ftojmë në bojkot, është i falsifikuar
 
Blloku kombëtarë “nuk e hap derën” me porosi se nëse zbatohet ky regjistrim, sipas tyre i falsifikuar, atëherë përfundimisht rrënohet themeli i shtetit. Ftuan mërgatën të mos regjistrohen.
 
“Bëhet fjalë për regjistrim politik ku do të duhet të vërtetohen përqindjet dhe jo realisht të numërohet popullsia. Arsyeja e dytë se pse ky regjistrim mund të mos jetë i suksesshëm, është e palejueshme që në kushte pandemi globale me virusin korona, të bëhet regjistrim kur për çdo ditë shohim se si numri i të sëmurëve dhe viktimave është në rritje.”,- u shpreh Janko Baçev nga Blloku Kombëtar “Nuk E Hap Derën”.
 
VMRO dhe LSDM me qëndrime të kundërta
 
VMRO – DPMNE vazhdon me mbledhjen e nënshkrimeve kundër ligjit për regjistrim të popullsisë dhe amvisërive. Partija e Mickovskit kërkon që regjistrimi të shtyhet për në prill vitin tjetër ose të zbatohet në formë elektronike.
 
Nga LSDM mbetet në qëndrimin se me respektimin e protokolleve shëndetësore, regjistrimi i përmban rekomandimet e Eurostat dhe do të zbatohet pa problem.
 
MERAL ISMAILI