Maqedoni
Gevgjeli, rritet numri i të infektuarve me Kovid-19
28.02.2021 17:16
Numri i të infektuarve nga Kovid-19 në Gjevgjeli vazhdon të rritet...

Rritje e numrit është vërejtur sidomos pas 15 shkurtit, thonë mjekët.
“Tendenca e zvogëlimit është zëvendësuar me tendencën e rritjes së numrit të personave të sëmurë. Kjo ka ndikuar edhe në rritjen e personave në trajtim spitalor dhe atyre në trajtim ditor.”,- deklaroi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjevgjeli, Mitko Kërxhev.
Autoritetet lokale me apel tek të rinjtë që t’i respektojnë masat, në të kundërtën numri i të infektuarve do të vazhdojë të rritet, me çka imponohet sjellja e masave restriktive në nivel lokal.
“Nëse vlerësohet nga përfaqësuesit e Qendrës së Shëndetit publik, por drejtori i spitalit të përgjithshëm se po ndodh diçka më alarmante, gjithsesi do të mblidhet shtabi i krizës për të sjellë masa të reja më rigoroze.”,- theksoi kryetari i Gjevgjelisë, Sasho Pockov.
Sipas autoriteteve shëndetësore, brenda një jave në Gjevgjeli janë regjistruar 63 të infektuar.
GYLTENE SINANI
