Maqedoni
Covid 19: 11 humbje jete, 305 të infektuar
28.02.2021 17:37
305 pacientë janë diagnostifikuar me virusin korona gjatë 24 orëv të fundit nga gjithsej 2.533 testime të realizuara...

Numri më I madh I rasteve vazhdon të mbetet në Shkup ku janë regjistruar 153 të infektuar. Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 167 pacientë të shëruar nga virusi, ndërsa 11 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.
667 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me korona virus po mjekohen në kovid qendrat në vend ndërsa ka edhe rreth 384 shtretër të lirë. Në repartet infektive në Shkup gjenden të hospitalizuar 256 pacient, ndërsa në Covid-Qendrat në qytetet tjera gjatë 24 orëve të fundit po trajtohen gjithsej 411 pacientë, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Numër i madh i pacientëve janë në përkrahje me oksigjen. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është stabil. Deri tani, që nga fillimi i pandemisë, janë kryer 522 518 testime për COVID-19, ku janë regjistruar 102 787 raste pozitive.
Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 3 137 persona ndërsa kanë fituar betejën me të 91 233 të tjerë. Numri aktual i personave aktivë me virusin korona është rritur në 8 417.
Rritja e numrit të personave të infektuar, të hënën mblidhet komisioni për sëmundje nfektive
Rritja e numrit të rasteve aktive ka bërë që nesër të mblidhet Komisioni për Sëmundje Infektive ku do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe për përhapjen e llojit të ri të virusit britanik.
Tani për tani nuk ka informacione nëse do të ketë ndonjë propozim për vendosjen e masave të reja kufizuese. Sa u përket vaksinave anti kovid përveç 8000 vaksinave nga Serbia, në vend akoma nuk kanë mbërritur vaksina tjera.
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi ka thënë se avansi për vaksinat kineze është tërhequr, por shtojnë se bëhet fjalë për harmonizime shtesë dhe jo për anulim të dërgesës. Marrëveshja me kompaninë kineze Sinofarm u nënshkrua në 8 shkurt ndërsa avansi u pagua katër ditë më vonë, më 12 shkurt.
ZEKIRIJA MEXHITI
