Clippers shkel Miamin
Los Angeles Clippers shënoi fitore ndaj kampionit në fuqi Miami Heat me rezultat 110:93.......
Clippers ishin nën kontroll të plotë të ballafaqimit sa që pas vetëm 12 minutash lojë krijuan avantazh prej 24 pikësh (39:15).
Dhe, kjo u mundësojë që të zhvillojnë një lojë të qetë në vazhdim duke mos e rrezikuar fitoren. Chris Paul dhe Blake Griffin ishin basketbollistët më të dalluar te Clippers. Të dy shënuan nga 26 pikë. Paul shtoi 12 asistime kurse Griffin e mbylli ndeshjen edhe me shtatë kërcime dhe katër asistime. Tek Miami, më i dalluari ishte qendra Chris Bosh me 28 pikë.
Kurse, në takimin tjetër Sacramento Kings mposhti Chicago Bulls me rezultat 103:88. DeMarcus Cousins shënoi 22 pikë, 14 kërcime dhe katër asistime, kurse Rudy Gay shtoi 20 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime për Kings.