Maqedoni

Jan Kop: Bullgaria është pengesë, duhet vazhduar përpara

28.02.2021 17:58

Pengesat e Bullgarisë në rrugën e integrimit evropian janë pengesë...

Pengesat e Bullgarisë në rrugën e integrimit evropian janë pengesë, por me rëndësi të mos zhgënjeheni çdo herë që keni ndonjë pengesë në rrugë, duhet vazhduar më tej, me zbatimin e reformave ka deklaruar ambasadori i Mbretërisë së Holandës Dirk Jan Kop në intervistën javore të REL-së.
 
Ajo që është e rëndësishme, thekson ai, është se vitin e kaluar ky vend mori dritën jeshile për të filluar negociatat e pranimit në mars të vitit të kaluar.
 
“Sipas mendimit tim, nuk ka nevojë për të bërë një dramë nga çdo pengesë në rrugë. Dhe unë e shoh pozicionin e Bullgarisë si një pengesë në këtë rrugë. Nuk mund të parashikoj saktësisht se kur do të zhvillohet konferenca ndërqeveritare, ose gjatë presidencës portugeze, shpresoj se do të ndodhë. Por është e rëndësishme të mos zhgënjeheni sa herë që keni ndonjë pengesë në rrugën, të ecni përpara, të zbatoni reformat dhe ne do t’ju mirëpresim si një anëtar.”,- tha ambasadori i Holandës në RMV, Dirk Jan Kop.
 
Ambasadori holandez nuk dashur t’i komentojë ngjarjet e fundit dhe nevojën për rezultate në fushën e drejtësisë si dhe luftën kundër korrupsionit teksa ka shtuar se vendi ynë ka bërë përparim të dukshëm në reformën gjyqësore, por ka ende punë për të bërë. 
 
“Ajo për të cilën nuk jam optimist është se në këtë vend praktikisht çdo parti politike në parlament ka shprehur mbështetjen e saj për aspiratat Euro-Atlantike të këtij vendi", ka nënvizuar ndër të tjera Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop.
 
NAIM RAMADANI