Botë
Kosovë, katër të vdekur dhe 453 raste të reja
28.02.2021 18:19
Katër pacientë kanë vdekur dhe 453 raste të reja me Kovid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë...

Katër pacientë kanë vdekur dhe 453 raste të reja me Kovid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Nga gjithsej 3.680 të testuar kanë rezultojnë 453 raste pozitive, ndërsa janë raportuar 4 raste të vdekjes, ndërsa janë shëruar 206 pacientë.
Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste prej të cilëve 1.599 persona kanë vdekur, numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 59.849 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.782.
