Botë
ShBA: Miratohet vaksina e “Xhonson- Xhonson”, protesta në Argjentinë. Shkaku i skandalit me vaksina anti-Covid
28.02.2021 18:40
Rregullatori për barna në Shtetet e Bashkuara ka miratuar për përdorim vaksinën kundër COVID-19...

Rregullatori për barna në Shtetet e Bashkuara ka miratuar për përdorim vaksinën kundër COVID-19 të kompanisë Johnson & Johnson. Kjo vaksinë administrohet përmes një doze të vetme.
Vaksina është e 3-ta me radhë që është miratuar në SHBA kundër virusit korona, pas vaksinës së Pfizer/BioNTech dhe kompanisë Moderna. Vaksina Johnson & Johnson thuhet se është më e lirë se dy vaksinat e tjera që po përdoren në SHBA dhe po ashtu mund të ruhet në frigoriferë normalë dhe jo në temperatura ultra të ftohta,dhe prodhohet nga firma belge, Janson.
Studimet trgojn se kjo vaksinë është 66 për qind efektive ndaj virusit COVID-19. Kompania është pajtuar që ta furnizojë SHBA-në me 100 milionë doza deri në fund të qershorit. Dozat e para për amerikanët pritet të jenë të qasëshme javën e ardhshme.
Edhe Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë porositur doza të kësaj vaksine,ndërsa 500 milionë doza janë porositur për programin COVAX. Qeveria gjermane i bëri thirrje qytetarëve që ta marrë vaksinën e AstraZenecas, ndërkaq kreu i Institutit për Sëmundje Ngjitëse Robert Koch, ka thënë se nga të dhënat që kanë marrë nga Britania dhe Izraeli tregohet se vaksina është mjaft efektive.
Mijëra qytetarë kanë dal në rrugë nëpër qytete të Argjentinës për të protestuar me mënyrën se si është menaxhuar fushata e vaksinimit anti-COVID nga autoritetet argjentinase. Protestuesit kanë lënë “thasë të trupave” para ndërtesës qeveritare për të simbolizuar vdekjet nga virusi, ndërsa kenë lënë edhe shënimin: “Unë po prisja vaksinën, por ajo iu dha shokëve të Alberto’s”. Ata kanë aloduar në presidentin e Argjentinës, Alberto Fernandez.
“Turp është ajo që kanë bërë së pari prioritet kanë të vakcinohen të moshuarit ekipet mjekësore, mësimdhënësit e kështu me radhë.”,- u shpreh një qytetar.
“Këta persona po na vjedhin , janë njerëzit më të këqij. Vaksinohen persona të rinj në moshë që nuk janë në listë duke I anashkaluar të moshuarit.”,- tha një qytetar.
Presidenti e ka shkarkuar ministrin e Shëndetësisë së Argjentinës më 19 shkurt, kur një gazetar i njohur argjentinas tha se ka marrë një vaksinë anti-COVID, pasi e kishte kërkuar vaksinimin nga ministri. Ishte vaksinuar pa qenë fare në listën e personave të planifikuar fillimisht për vaksinim.
Një listë prej afro 70 personave të vaksinuar, që nuk ishin në listë të prioritetet, është publikuar në mediume nga ministrja e re e Shëndetësisë pak ditë pas skandalit, në tentim për të treguar transparencë. Deri tani në nivel botëror numri i të infektuarve ka arritur në rreth 114 milion të infektuar prej të cilëve mbi dy milion e gjysmë kanë vdekur.
REJHAN BUSHI METAJ
