Maqedoni
Shqipëri: 21 të vdekur 952 të infektuar 804 të shëruar
28.02.2021 19:01
Në Shqipëri janë regjsitruar edhe 21 të vdekur dhe 952 të infektuar me kovid 19...

Në Shqipëri janë regjsitruar edhe 21 të vdekur dhe 952 të infektuar me kovid 19 nga 3805 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Tirana prinë me numrin më të madh të personave të infektuar ku janë regjsitruar 408 raste pozitive. Në 24 orët e fundit janë shëruar 804 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 69,773 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.
Në Shqipëri vazhdon edhe vaksinimi. Gjatë ditës janë kryer edhe1028 vaksinime, ndërsa që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.
