Maqedoni
Parashikimi i motit
01.03.2021 09:00
Paradite moti do të jetë i freskët, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare....

Paradite moti do të jetë i freskët, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Luginës së Vardarit erë e përforcuar veriore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri 1 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 9 deri 16 gradë celcius.
Në Shkup moti do të jetë me diell, deri në fund të ditës me re të vogla deri në mesatare. Do të fryjë një erë mesatare deri e fortë në veri. Temperatura minimale do të ulet në -3, dhe maksimale do të arrijë 14 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell, por do të ketë rritje të vranësirave, si dhe në disa vende temperaturat do të bien nën zero.
