Maqedoni

Vazhdon gjykimi për rastin “Titanik”

01.03.2021 09:23

Në Gjykatën Penale-Shkup , mbahet seancë e re gjyqësore për rastin “Titanik”....

Në Gjykatën Penale-Shkup , mbahet seancë e re gjyqësore për rastin “Titanik”, që ka të bëj me parregullsitë zgjedhore. 
 
Ky proces gjyqësor gjendet në fazën e dëshmive.Në seancën e fundit si dëshmitarë ishte kryeministri Zoran Zaev, i cili në cilësinë e dëshmitarit të propozuar nga prokuroria dëshmoi për parregullsitë zgjedhore të kryera nga VMRO-DPMNE, në vitin 2014.
 
Për rastin “Titanik”, përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, akuzohen edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko dhe 13 persona të tjerë