Maqedoni
Prej sot hapen për pagesë sportelet e Postës
01.03.2021 10:04
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej sot sërish do të mund të paguajnë me para në dorë përmes sporteleve të Postës....

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej sot sërish do të mund të paguajnë me para në dorë përmes sporteleve të Postës. Pasi paraprakisht ishte në ndërprerje për shkak të falimentimit të bankës Eurostandard, sistemi nga ana e Halkbankës është zbatuar dhe fillon të funksionojë qarkullimi i pagesave, në pajtim me marrëveshjen të nënshkruar me Postën kombëtare.
Qarkullimi i pagesave në javën e parë do të jetë në dispozicion në filialet Shkup 1 dhe Shkup 2, filialet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Ohër, Manastir, Prilep, Kavadar, Veles, Gjevgjeli, Strumicë, Shtip, Koçan dhe Kumanovë. Gjatë muajit mars shërbimi do të jetë në dispozicion në të gjitha njësitë e tjera të Postës, informojnë nga Halkbanka SHA Shkup.
Pagesa në para në dorë përmes sporteleve të Postës, do të jetë me provizione veçanërisht të volitshme, gjegjësisht 35 denarë për pagesë të faturave dhe shpenzime të tjera të regjisë, derisa lartësia e provizioneve për pagesa ndaj institucioneve buxhetore është në varësi të vlerës e cila paguhet.
Sipas paralajmërimeve, së shpejti klientët e Halkbankës në sportelet e Postës do të mund të kryejnë edhe pagesa të drejtpërdrejta nga llogaritë e tyre, ndërsa do të mundësohen edhe shërbime të tjera bankare shtesë.
