Maqedoni
“Erdhi koha”, Ahmeti fton diasporën të regjistrohet
01.03.2021 10:15
“Erdhi koha e regjistrimit”. Kështu e ka nisur thirrjen drejtura diasporës për t’u përfshirë në procesin e regjistrimit...

“Erdhi koha e regjistrimit”. Kështu e ka nisur thirrjen drejtura diasporës për t’u përfshirë në procesin e regjistrimit, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai ka vlerësuar se në procesin e regjistrimit duhet të angazhohen të gjithë.
“Të angazhohemi të gjithë, pa përjashtim dhe pa dallime, për një proces të suksesshëm të regjistrimit. Nga 1 deri më 31 mars, diaspora mund të vet regjistrohet në këtë adresë: https://census.stat.gov.mk/. Më pastaj, në periudhën nga 1 prilli e deri më 21 prill, fillon regjistrimi në vend ku regjistrojmë vetën, familjen dhe të gjithë familjarët në diasporë duke patur në dispozicion vetëm numrin amë të anëtarit të familjes.#regjistrimi2021“, shkruan Ahmeti në thirrjen e tij drejtuar diasporës.
