Maqedoni

Policia ndërpren dasmën me 300 mysafirë në Strumicë

01.03.2021 10:33

Në fshatin Bansko në Strumicë, dje policia ka ndërprerë dasmë me 300 të ftuar...

Në fshatin Bansko në Strumicë, dje policia ka ndërprerë dasmë me 300 të ftuar, që është në kundërshtim me masat anti-Covid.
 
Nga Ministria e Punëve të Brendshme paralajmërojnë edhe kallëzime penale pas zbardhjes së plotë të rastit.
 
“Pas denoncimit, nëpunës policor të SPB Strumicë kanë kryer kontroll në fshatin Bansko, Strumicë, pas çfarë është konstatuar se D.I.(57) dhe A.I.(54) nga fshati Bansko kanë organizuar dasmë për birin e tyre E.I.(26), në të cilën kanë marrë pjesë 300 mysafirë . Me këtë veprim, është  bërë shkelje të nenit 206 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
 
Kallëzimet penale do të shqiptohen pas dokumentimit të plotë të rastit.