Maqedoni
Gjykata Penale, anulohet gjykimi për rastin “Titanik”
01.03.2021 10:47
Anulohet per me date 17 mars, seanca e sotme gjyqësore per rastin Titanik...

Anulohet per me date 17 mars, seanca e sotme gjyqësore per rastin Titanik. Arsyja për anulim eshte veteizolimi I nje nga anëtarët e Këshillit Gjyqëor Ognen Stavrev I cili ditë më parë ka pasur kontakt me person I infektuar me Covid 19.
Rasti “Titanik”, ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore. Ky proces gjyqësor gjendet në fazën e dëshmive.Në seancën e fundit si dëshmitarë ishte kryeministri Zoran Zaev, i cili në cilësinë e dëshmitarit të propozuar nga prokuroria dëshmoi për parregullsitë zgjedhore të kryera nga VMRO-DPMNE-ja në vitin 2014.
Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arrati, për rastin “Titanik” akuzohen edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska, Ilija Dimovski, si dhe 13 persona te tjerë.
