FIFA rishikon hetimet për korrupsion
Federata Botërore e Futbollit, FIFA, ka njoftuar se do të rishikojë hetimet e saj lidhur me dyshimet për korrupsion, gjatë ofertave të cilat zgjodhën Rusinë dhe Katarin si vende ku do të zhvillohen turnet e Kupës së Botës, më 2018 dhe 2022........

Ky njoftim u bë më 20 nëntor, pasi që FIFA u përball me një varg kritikash për mungesë të transparencës dhe refuzimit të saj për të bërë publik raportin e hetimeve.
Hans-Joakim Eskert, kreu i komitetit të etikës së FIFA-s, ka thënë se hetuesi i FIFA-s, Majkwll Garsia, nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për të provuar se zyrtarët e kësaj federate kanë pranuar ryshfet nga Rusia dhe Katari.
Por Garsia, ka thënë se përmbledhja e lëshuar nga Eskert për hetimin e tij që ka zgjatur 18 muaj, përmban lëshime dhe keqinterpretime faktike.
Garcia ka kërkuar që raporti i tij i plotë dhe origjinal hulumtues të bëhet publik, diçka që FIFA ka refuzuar.