Botë

Lajçak nis sot vizitën treditore në Kosovë

01.03.2021 11:09

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale...

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor.
 
Lajçak do të qëndrojë në Prishtinë, tri ditë duke filluar nga e hëna e 1 marsit. Më pas, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri më 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri më 5 mars.
 
Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.