Botë

Izraeli bombardon Damaskun

01.03.2021 11:44

Agjencia shtetërore siriane SANA raportoi se mbrojtja ajrore....

Agjencia shtetërore siriane SANA raportoi se mbrojtja ajrore siriane zmbrapsi sulmin izraelit në periferi të Damaskut.

Damasku u sulmua nga Lartësitë Golan dhe shumica e predhave u rrëzuan, njoftoi Reuters.
 
Tani për tani, nuk ka asnjë informacion në lidhje me qëllimet e ushtrisë izraelite dhe nëse ka pasur viktima.
 
Izraeli shpesh kryen sulme në territorin sirian. Shumica e shënjestrave të tij janë depot e armëve dhe pozicionet e lëvizjes Libaneze Hezbollah dhe forcave pro-iraniane që luftojnë në anën e Bashar Assad.