Maqedoni

Tërheqja e avancit për vaksinën kineze, Zaev: Paguam paradhënie për të shpejtuar procesin

01.03.2021 13:15

Nuk dihet ende se kur saktësisht vaksinat kundër Covid-19 do të mbërrijnë në vendin tonë...

Nuk dihet ende se kur saktësisht vaksinat kundër Covid-19 do të mbërrijnë në vendin tonë, për të filluar imunizimi masiv i popullatës. Procesi i vaksinimit ka filluar, por vetëm për punonjësit shëndetësorë të ekspozuar drejtpërdrejt në qendrat Covid,  me 8000 vaksinat Pfizer që u morën përmes Serbisë. Vendi duhet të marrë edhe 200,000 mijë vaksina nga prodhuesi kinez "Sinofarm". Përveç sasive të pritura përmes sistemit Kovax, bisedimet janë duke u zhvilluar për furnizimin e 100 mijë doza ruse Sputnik V, si dhe vaksinat nga Pfizer. Por edhe pse vendi e kthehu paradhënien  e paguar për vaksinat kineze, kryeministri Zaev mohon kategorikisht se kontrata është anuluar. Sipas tij, avanci u tërhoq deri në përfundim të procedurës. 
 
"Nuk mund të lejojmë që paratë  të qëndrojnë në një shtet të huaj, derisa nuk përfundohet procedura. Paradhënia është lëshuar si pjesë e procedurës. Kur ministritë përkatëse të Kinës kërkuan të përfundohen fillimisht procedurat e më pas të bëhet pagesa, ne i tërhoqëm paratë që mbeten në të njejtën xhirollogari në MInistrinë e shëndetësisë. Sot unë pres një sinjal pozitiv ose informacion nga Kina për të filluar atë procedurë menjëherë. E dini që kemi edhe një procedurë e dytë për prokurimin e 200,000 vaksinave për të cilat dokumentacioni është finalizuar, dhe procedurat për vaksinën ruse janë zyrtarizuar dhe është cështje ditësh se kur do të mbërrijnë.", tha kryeministri Zoran Zaev.
 
Arritja e vaksinave, Zaev: Askush në botë nuk ka data të sakta
 
I pyetur për një datë të saktë se kur priten vaksinat, kryeministri me përgjigje:
"Askund në botë askush nuk mund të thotë saktësisht se kur do të mbërrojë një lloj i vaksinës, se ka një mungesë prodhimi kraharsuar me nevojat që kanë vendet.", tha Zaev.
 
Mosarritja e vaksinave, VMRO-DPMNE: Dikush duhet të mbajë përgjigjësi
 
VMRO DPMNE akuzon ndërkohë qeverinë se po tallet me qytetarët teksa nuk është e zonja të sigurojë vaksinat e shumëpritura. 
 
"Nëse shohim se i gjithë rajoni po vaksinohet edhe Bangladeshi ka vaksinuar 2-3 milion njerëz, dhe pjesa më e madhe luftojnë për të siguruar vaksinat, ne edhe sot edhe përkundër deklarimeve të Filipces që ja, sa nuk kanë mbërritur, duhej në janar, shkurt, në mars do na kalojë edhe ky vit pa vaksina. Duhet të ketë përgjegjësi sepse po rrezikohet jeta e qytetarëve.", tha Gjorgji Sajkoski, Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.
 
Aktualisht janë vaksinuar rreth 2,400 punonjës shëndetësorë. Ky numër pritet të arrijë në 4,000 këtë javë, e kështu do të vaksinohen  të gjithë punonjësit shëndetësorë që punojnë me pacientët me Covid.
 
FARIJE DAUTI BAKIU