Maqedoni
Rikonstruimi i sallës Universale, arkitekt Bujar Muça: Punimet nisin në maj
01.03.2021 13:47
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov promovoi nisjen e rikonstruimit të sallës Universale në Shkup.
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov promovoi nisjen e rikonstruimit të sallës Universale në Shkup. për këtë qëllim nga buxheti janë ndarë 120 milion dinarë. Punimet për rikonstruimin e sallës pritet të nisin në Maj thotë Shilegov duke potencuar megjithatë se nuk ka hequr dorë nga salla e premtuar e koncerteve.
"Salla Universale ishte, është dhe padyshim që mbetet institucion i preferuar kulturor i shumë banorëve të Shkupit. Për mua, kjo është arsye dhe motiv i mjaftueshëm për të rihapur dyert. Do të rindërtohet në madhësinë ekzistuese duke ruajtur pamjen e autentike. Prioriteti ynë është të hapim këtë sallë me kapacitet të plotë gjatë këtij viti.", tha Petre Shilegov, kryetar i qytetit të Shkupit.
Salla do të marrë pamje të re, falë arkitektit Bujar Muça.
"Do ta bëjmë sallën të shkëlqejë sërish. Ajo nuk do të ketë vlerë arkitektonike aq shumë, sa ka vlerë në kujtesën e shkupjanëve. Ne sërish do ta bëjmë të shkëlqejë sërisht.", tha Bujar Muça, arkitekt.
Projekti i rikonstruimit përfshinë dy faza. E para përfshin punimet në pjesën e kupolës dhe pamjes estetike të objektit, kurse faza e dytë përfshinë funksionalitetin e objektit. Do të ruhet forma ekzistuese, do të riorganizohet hapësira e brendshme dhe do të ketë fasadë me efikasitet energjetik premton Muça.
SEDAT SELIMI
