ITKSH, konferencë për figurën e akademikut Demiraj
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore organizoi konferencë shkencore për albanologun e shquar, Shaban Demirajn,i cili është figurë e shquar e albanologjisë dhe ballkanologjisë, ku pjesëmarrës ishin studiues nga të gjitha trojet shqiptare.....

Kontributi i Demirajt në fushën e morfologjisë, sintaksës dhe historisë së gjuhës shqipe e ka bërë atë një ndër figurat më të shquara në Ballkan dhe Evropë.
“MASH-i e çmon lartë organizimin në Shkup të studiuesve nga të gjitha trojet shqiptare, ku nderohet figura e akademikut, Shaban Demirajt. Kjo flet për respektin që kanë shqiptarët në të gjitha trohet shqiptare për personalitetet që kanë dhënë kontribut në zhvillimin e shkencës”- deklaroi ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.
“Jeta dhe vepra e akademikut, Shaban Demiraj, kësaj radhe nderohet në Shkup, me rastin e përvjetorëve të veçantë për historinë e shqipes, por nderohet edhe nga institutit ynë, në shenjë të 106 vjetorit të “Kongresit të gjuhës” dhe shtatë vjetorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore”- tha drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore, Skender Asani.
“Veprimtaria e tij studimore, kërkimore, shkencore është e pashoq dhe profesor Demiri është i njohur në botën shqiptare me kumtesat e tij në shumë artikuj dhe revista të huaja”- u shpreh përfaqësuesi i lartë i Ambasadës së Shqipërisë, Ahmet Lala.
Akademiku Demiraj, ka dhënë kontributin e tij të çmuar edhe për standardizimin e gjuhës shqipe dhe pasurimin e letërsisë. (Flutura Latifi, TVM2)
