SHBA i dhuron RMV- së armatim prej 1.2 milionë dollarësh
SHBA –të donojnë për armatën e vendit pushkë automatike...

SHBA –të donojnë për armatën e vendit pushkë automatike me vlerë prej 1.2 milionë dollarësh. Në pranim dorëzimin e donacionit mes ambasadores amerikane Kejt Meri Bërns dhe minstres së mbrojtjes Sheqerinska, kjo e fundit tha se mjetet do të shfrytëzohen për nevojat e armatës ndërsa shtoi se nga ky vend mik priten edhe pajisje shtesë për minsitrinë e mbrojtjes dhe ARM-në.
“Me këtë pjesë pajisjesh sigurojmë mbi 1200 pushkë automatike M4 me kalibër 5.55 që është standart për vendet anëtare të NATO-s. Me këto mjete përveç se u pajisën forcat speciale, të cilët morrën pushkë të këtij lloji, do të sigurojmë menaxhim të plotë të këmbësorisë sonë, që nuk është vetëm njësi e vendit por edhe njësi e NATO-s, e të cilët po i përgatisim për vlerësimin e parë të NATO-s në vititn 2022” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Edhe amabsadorja amerikane Kejt Meri Bërns tha se ky donacion shpreh faktin e bashkëpunimit të SHBA-ve dhe RMV-së në fushën e mbrojtjes.
“Ky është edhe një shembull se si punojmë së bashku për të siguruar që forcat tona, kur të luftojnë së bashku dhe trajnohen së bashku, do të jenë interoperativ. Ndërsa këto mjete do ta përforcojnë interoperativitetin, jo vetëm me SHBA-në por edhe me vendet tjera të NATO-s. Ky kontribut nuk është vetëm që armata juaj të jetë e gatshme si anëtare më e re e NATO-s, por edhe të jetë mirë e pozicionuar që të kontribojë së bashku me forcat tona” – u shpreh Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Kejt Meri Bërns.
Projekt donacioni i SHBA-ve do të mbaron në vititn 2022 ndërsa pjesë e pajisjeve do të jenë edhe lloje të ndryshme të armatimit , u tha me këtë rast. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
