Maqedoni

"Thesari", më 22 mars fjalët përfundimtare

01.03.2021 14:40

Edhe një gjykim ndaj ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov shkon drejt përfundimit....

Edhe një gjykim ndaj ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov shkon drejt përfundimit. Në sencën e sotme për rastin "Thesari" u dëgjua edhe dëshmitari i fundit me çka dhe mbaroi faza e dëshmive. Dëshmitari Nenad Josifoviq i punësuar në Orka Holding njëkohësisht njëri nga të dyshuarit në rastin "Perandorija" që e hapi PSP, para trupit gjykues tha që ka dëgjuar se egzistojnë firmat "Finzi Amerikë" dhe "Finzi Maqedoni".
 
"Firmën Finzi në Maqedoni me gjasë e ka shfrytëzuar i ndjeri Zharko Lukovski i cili e ka shfrytëzuar për nevojat e veta ndoshta për shërbime telefonike.", tha dëshmitari Nenad Josifoviq.
 
Dëshmitari tha që nuk ka njohuri nëse kjo firmë ka pasur ndonjë lidhshmëri me MPB-në si dhe nëse Sasho Mijallkov ka pasur ndonjë lidhshmëri me këtë person juridik. Në seancën e radhës më 22 mars do të dëgjohen fjalët e fundit të prokurorisë ndërsa më 29 mars fjalët e fundit do ti shpalosë mbrojtja.
 
Në rastin "Thesari" I akuzuari I parë është ish shefi I DSK-së Ssho Mijallkov, ish shefi I kabinetiti të tij Toni Jakimovski, Ish ndhmës ministri në MPB Nebojsha Stojkoviq dhe ish shefi I drejtorisë së pestë Goran Grujevski. Ata ngarkohen për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare, shkaktimin e dëmit të buxhetiti në vlerë prej mbi 862 mijë euro për sigurimin e paisjeve elektronike -komunikuese për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorimin e sajë nga një formë nga Britania e Madhe.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI