Maqedoni
VMRO-DPMNE: 100.000 nënshkrime kundër regjistrimit
01.03.2021 14:59
VMRO DPMNE thotë se për 8 ditë, ka siguruar 100.000 nënshkrime kundër procesit të regjistrimit të popullsisë....

VMRO DPMNE thotë se për 8 ditë, ka siguruar 100.000 nënshkrime kundër procesit të regjistrimit të popullsisë.
“Përkundër pengesave të shumta nga qeveria, në vetëm 8 ditë, 100,000 qytetarë dhanë nënshkrimet e tyre për një regjistrim të vërtetë dhe europian, në kundështim me atë që dëshiron ta organizojë qeveria, në një mënyrë të dhunshme, me qëllim politik. Qytetarët kanë vendosur. Ata nuk duan regjistrim politik, duan regjistrim si një operacion statistikor.", tha Gjorgji Sajkoski, Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.
