Maqedoni
Mungesa e ujit në Tetovë, ASH: Komuna mbron investimet e oligarkëve
01.03.2021 15:14
Tetovarët tani e 7 ditë po perballen me mungesën e ujit për shkak te një defekti në gypin kryesor në Leshnicë...

Tetovarët tani e 7 ditë po perballen me mungesën e ujit për shkak te një defekti në gypin kryesor në Leshnicë. Alenaca për Shqiptatët akuzon komunë e Tetovës për mos menaxhim si duhet të ujësjellsit. Ato thonë se hapja e rrugëve që çojnë deri tek hidrocentrallet kanë bërë që dheu të shembet dhe të shkaktojë difekt tek gypat kryesorë.
"Udhëheqësia e Komunës se Tetovës ka dështuar të veprojë në mënyrë efektive dhe në kohë të duhur për të sanuar një difekt që po i lë tetovarët pa ujë. Erozionet e këtilla shkaktohen si pasojë e hapjes së rrugëve që çojnë drejt hidrocentraleve të shumta private të oligarkëve të afërt me pushtetin e që po ndërtohen kudo duke shkatërruar bjeshkë e male, bashkë dhe gjithë ekosistemin dhe bukuritë e Malit Sharr.", tha Muzafer Etemei ,kryetar i degës ASH Tetovë.
Xhelal Ceka: S’bëhet politikë me ujin, po zgjidhim problemin
Këto akuza të Etemit i ka hedhur poshtë drejtori i NPK- Tetova Tetovë Xhelal Ceka i cili tha se nuk bëhët politik me ujin. Ceka tha se për rregullimin e defektit punëtorët e kësaj ndërmarrje rrezikojn edhe jetët e tyre pasi vendi është i rëshqitëshëm. Ceka tha se nga nesër ky problem do zgjidhet, dhe kërkoj nga të gjithë ato që nuk besojn të dalin në teren të shohen se me cka janë ballafaquar punëtorët e e Ndërmarrjes.
"Ne jemi afër 90% afër përfundimit,dhe nesër bëjmë lidhjen e gypave dhe shpresojm të përfundoi ky telash.Nuk merrem me koferenca me presa të subjekteve , unë përfaqësoj ndërmarrjen e Ndërmarrja është e gjithë qytetarëve, nuk ka të bëjë me parti politike të punsuar ka nga gjithë familjarët tonë. Ata që nuk besojnë ne shkojn lart le binden se a ka të bëjë me hidrocentrale apo rreshqitje të dheut.", tha Xhelal Ceka, drejtor i NPK-Tetovë.
Qytetarët e Tetovës nga kjo periudhë janë furnizuar me ujë nga katër puse të cilët janë aktivizuar. Ndërsa edhe më tej disa shtëpi në periferi të Tetovës nuk kanë ujë me vite dhe të njejtët furnizohen nga çeshmat më të afërta që kanë.
VISAR SADIKI
