Maqedoni

Kumanovë, RMV: Filloi faza e parë e regjistrimit

01.03.2021 15:32

Faza e parë e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive sot filloi me përfshirjen e diasporës...

Faza e parë e regjistrimit të popullsisë dhe amvisërive sot filloi me përfshirjen e diasporës, diplomatëve dhe familjeve të tyre jashtë vendit, pjestarëve të ARM si dhe personave të cilët gjendjen në burgim dhe paraburgim në Entet dhe Shtëpitë ndëshkuese e korrektuese si dhe për personat e pastrehë. Në aktin e fillimit zyrtarë të regjistrimit të personave të cilët po vuajnë dënimin në Burgun e Kumanovës apo të cilët janë atje në paraburgim, morën pjesë Ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq, Zv. Ministri, Agim Nuhiu, drejtori i Entiti Dhtetëror të statistikës, Apostoll Simovski si dhe Drejtori i drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve Marjan Spasovski.
 
“Praktikisht prej sot, 1 mars, fillon regjistrimi në Entet dhe Shtëpitë ndëshkuese - korrektuese, për personat e burgosur dhe paraburgosur. Gjithashtu prej sot fillon regjistrimi edhe për kategoritë tjera të qytetarëve si: pjestarët e ARM. Diplomatët tanë dhe familjet e tyre jashtë vendit, personat e pastrehë, si dhe diaspora. Prej sot është i hapur edhe regjistri për diasporën në ueb faqen e Entitit shtetëror të statistikës dhe deri tash po rrjedh shumë mirë sipas standardeve të parapara”, tha Ministri Mariçiq.
 
“Prej sot është hapur aplikacioni për regjistrim jashtë vendit. Informacionet flasin se i njejti është funksional dhe bashkëatdhetarët tanë po e shfrytëzojnë maksimalisht. Ndryshe ky është një operacion në interes të të gjithë qytetarëve në vend ,ndërsa nëse refuzojmë të regjistrohemi dhe ua mbyllim dyert regjistruesve atëherë vetëm dëmtojmë vetveten. Sa i përket regjistrimit jashtë vendit duhet ta theksoj një problem që ka të bëjë me numrat amë të të lindurve pas vitit 2000 dhe i njejti problem është tejkaluar menjëherë“, tha Apostol Simovski, Drejtor i Entit shtetëror të statistikave.
 
“Duke filluar nga sot e gjatë dy javëve të ardhshme pritet të regjistrohen 2.200 persona të burgosur dhe paraburgosur në Entetet dhe shtëpitë ndëshkuese-korrektuese në territorin e  RMV. Regjistrimi do të kryhet në disa faza dhe do të angazhohen katër regjistrues të autorizuar në këtë proces”, tha ndër të tjera Spasovski.
 
Ndryshe VMRO-ja opozitare ashpër kundërshton këtë operacion statistikor, përçka edhe ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për anulimin e të njejtit.
 
Pas 19 vitesh ky është regjistrim në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat e Eurostat dhe Kombet e Bashkuara.
 
FATLUM AQIFI